Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye paralajmëroi të premten Penianin, se vendi është i vendosur për t'u përballur e provokimet, ndërsa shtoi se në rrugën e zgjedhur nga Veriu po shkohet drejt vetëshkatërrimit. Deklaratat e saj erdhën gjatë një ceremonie për emërtimin e ushtarakëve.
Sipas Park, qeveria do të forcojë bashkëpunimin me vendet aleate duke rritur aftësinë vetëmbrojtëse.
"Nëse ndonjë vend i kushton vëmendje vetëm zhvillimit ushtarak, duke shpërfillur jetën e popullit do të shkojë drejt vetëshkatërrimit", tha Park Geun-hye.
Park shtoi se nëse Koreja e Veriut ndryshon rrugë, vendi i saj do të vazhdojë nxitjen e procesit të besimit "për bashkekzistencë paqësore drejt bashkimit kombëtar". (Çan Jean/Leftion Peristeri)