Qeveria kineze nuk ka ndonjë strategji konkrete për investimet jashtë vendit, tha të premten ministri kinez i Tregtisë Chen Deming.
"Kompanitë kineze që investojnë në vende të huaja nisen më shumë nga interesat e tyre. Zgjedhja e vendit për të investuar lidhet me sigurimin e fitimeve," tha ministri Chen.
Vitet e fundit, Kina është bërë vendi i pestë më i madh për investimet jashtë vendit.
Duke folur për mediet, ministri kërkoi transparencë nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurisë Kombëtare i ShBA-së për investimet e huaja.
"Shpresojmë se mbikëqyrja e ShBA-së do të jetë më transparente dhe mund të rishikohen edhe disa norma që nuk përputhen me standardet ndërkombëtare me karakter diskriminues".
Lidhur me suficitin tregtar të vendit, ministri i Tregtisë theksoi se kulmi i suficitit tregtar të Kinës ka qenë sa 6% e GDP-së, "por këto dy vitet e fundit, ai u ul deri në 3%, duke arritur një nivel të arsyeshëm ndërkombëtar". (Çan Jean/Leftion Peristeri)