Koreja e Veriut është gati për luftë të gjithanshme, tha të enjten lideri verikorean Kim Jong-un, pasi vizitoi repartet e dislokuara në dy ishuj kufitarë në jugperëndim të vendit. Lajmin e njoftoi të premten Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KNCA.
"Në qoftë se armiqtë guxojnë të provokojnë në ujërat tona detare, ne do të japim urdhrin për fillimin e marshimit për bashkimin e atdheut", citohet të ketë thënë Kim Jong-Un. (Çan Jean/Leftion Peristeri)