Koreja e Veriut deklaroi se nga 11 marsi, 'Armëpushimi i Luftës Koreane' do të shfuqizohet, pas manovrës të përbashkët ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Komisioni i Bashkimit Paqësor të Atdheut, tha të premten se manovrat ushtarake janë një veprim i hapur agresiv që i jep fund marrëveshjeve për mossulmim.
"Nga 11 marsi do të shfuqizohet, 'Marrëveshja e Armëpushimit' dhe të gjitha marrëveshjet për mossulmim reciprok midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, si edhe do të mbyllim njëkohësisht edhe kanalin e kontakteve në zonën e demilitarizuar Panmunjon," thotë deklarata. (Çan Jean)