PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KS-ja miraton një rezolutë të re për Korenë e Veriut
2013-03-08 10:50:30 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të enjten rezolutën nr. 2094, ku i kërkohet Koresë së Veriut të mos zhvillojë prova të tjera bërthamore, të heqë dorë nga programi i prodhimit të armëve bërthamore dhe të rikthehet në "Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore". Në rezolutë vihet theksi gjithashtu në zgjidhjen e problemit në mënyrë paqësore, me mjete politike e diplomatike, si edhe në mbështetjen për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni, prodhimi i armëve bërthamore dhe zbatimi i programit të raketave balistike nga ana e Phenianit do të përballet me pengesa të reja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar në angazhimin për një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe në nxitjen e palës verikoreane për të zbatuar detyrimet e saj ndërkombëtare.

Nga ana e tij, zëdhënësi i diplomacisë kineze Qin Gang u shpreh se Kina përkrah reagimin e duhur dhe të përshtatshëm të Këshillit të Sigurimit për provat bërthamore të Koresë së Veriut. Pekini nxit palët përkatëse të tregojnë vetëpërmbajte dhe të ruajnë gjakftohtësinë, për të mos ndërmarrë veprime të tjera që mund ta përkeqësojnë situatën aktuale. "U bëjmë thirrje vendeve përkatëse të ngulin këmbë në vazhdimin e konsultimeve gjashtëpalëshe për të arritur në një Gadishulli Korean pa armë bërthamore," u shpreh z. Qin.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China