Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi se lufta e dytë e Koresë Veriore është e pashmangshme, duke kërcënuar me goditjen bërthamore të nisur së pari nga ana e Pyonyangut ndaj ShBE-së dhe Koresë së Jugut.
Lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying shprehun të premten këmbënguljen e Kinës në zgjedhjen e çështjes nëpërmjet dialogut, brenda kornizës së bisedimeve 6-palëshe, të cila cilësohet nga Pekini si mënyra e efektshme për realizimin e denuklearizmit të Gadishullit Korean dhe ruajtjen e paqes në Azi Verilindore.
Zëdhënësja Hua shtoi se Kina do të përpiqet vazhdimisht për të realizuar këtë objekt. (Wang Xianya)