Gjatë një takimi me delegacionin e provicës Jiangsu të premten në Pekin, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping e vuri theksin në ndryshimin e strukturës së sektorit industrial.
Z. Xi vuri në dukje se krijimi i një sistemi që mundëson një industri moderne është parakusht dhe garanci për zhvillimin cilësor të ekonomisë kineze. Trajtimi siç duhet i marrëdhënieve ndërmjet urbanizimit, industrializmit dhe modernizimit të bujqësisë do të sjellë arritjen e objektivit të krijimit të një Kine të bukur, u shpreh Xi Jinping. (Wang Xianya/Artani)