PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wu: Të forcohet shteti ligjor dhe mbikëqyrja e pushtetit
2013-03-08 19:01:56 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës (APK) do të nxisë në mënyrë të gjithanshme zhvillimin e shtetit ligjor dhe do të forcojë mbikëqyrjen ndaj organeve e institucioneve shtetërore, në mënyrë që ato të funksionojnë në bazë të ligjit. Kështu theksoi kryetari i Komitetit të Përhershëm të APK-së Wu Bangguo në raportin e punës të mbajtur në mbledhjen e rregullt vjetore të këtij komiteti të premten në Pekin

Kryeligjvënësi kinez u shpreh se, gjatë pesë vjetëve të legjislaturës së kaluar të APK-së, detyra kryesore ka qenë forcimi i kontrollit ndaj punëve lidhur me ekonominë, jetën e popullit dhe drejtësinë. Për sa i përket legjislacionit, z. Wu u shpreh se që nga viti 2010, kur u formua sistemi ligjor i socializmit me karakteristika kineze, u krijua gjithashtu baza ligjore për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, Komiteti i Përhershëm i APK-së do të vazhdojë punën e shqyrtimit të ligjeve të ndryshme, si të ligjit të buxhetit, të markave tregtare dhe të mbrojtjes së mjedisit. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China