Tregtia në internet në Kinë llogaritet të kapë një vëllim prej mbi 1.1 trilion juanë (rreth 175 miliardë U.S.D) të ardhurash për vitin 2012, tha ministri i tregtisë Chen Deming, duke shtuar se të dhënat zyrtare nuk janë ende gati.
Tregtia në internet e Kinës ka njohur një rritje të shpejtë vitet e fundit, me një zgjerim që filloi me 25.8 miliardë juanë në 2006-n deri në 780 miliardë juanë në 2011-n, tha Chen.
"Blerjet në internet kanë ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve dhe mënyrën e konsumit, duke përfituar nga industrializimi dhe urbanizimi i madh i vendit," përfundoi ministri Chen. (Leftion Peristeri)