Kina ka bërë përpjekje për ta mbajtur suficitin e tregtisë së jashtme në 3 për qind të PBB-së, një nivel i arsyeshëm ndërkombëtar, tha të premten ministri i Tregtisë Chen Deming.
Suficiti arriti pikën më të lartë në 6 për qind të PBB-së, shtoi Chen, gjatë një koherencë shtypi në anekset e Asamblesë Kombëtare Popullore që po zhvillon punimet këtu në Pekin.
Në vitin 2012, investimet e huaja direkte kineze (FDI) ranë me 3.7 për qind nga viti i kaluar.
Investimet e huaja direkte që tani kapin nivelin 77.2 miliardë dollarë amerikanë, e bënë Kinën, investuesen e pestë më të madhe në botë.
"Këtë vit ne do të ruajmë nivelin e rritjes së eksportit të kapitalit," tha Chen. (Leftion Peristeri)