Të enjten sesioni i parë i legjislaturës së 18-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës hyri në ditën e vet të dytë. Në këtë ditë udhëheqësit e partisë dhe të shtetit Li Keqiang, Zhang Dejiang, Yu Zhengsheng, Liu Yunshang dhe Zhang Gaoli morën pjesë në takimet me delegacionet e përfaqësuesve nga provincat e ndryshme.
Në bisedën me përfaqësuesit nga provinca Guizhou, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe zv.kryeministri Li Keqiang e vuri theksin në rëndësinë e arsimit. Ai tha që arsimimi do të sjellë ndryshimin e strukturës së zhvillimit në zonën perëndimore të Kinës.
Nga ana e tij z. Zhang Dejiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe zv.kryeministër për çështjet e energjisë dhe të transportit, shprehu dëshirën që delegatët nga Hong-Kongu dhe Makaoja të luajnë vazhdimisht rol pozitiv për të nxitur më tej politikën "Një vend me dy sisteme".
Gjatë bisedës me delegacionin e Tajvanit, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së Yu Zhengsheng vuri në dukje se në fokus duhet të jenë jo vetëm zhvillimi paqësor dhe thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, por edhe këmbëngulja në politikën e "Një Kine" dhe zgjerimi i mëtejshme i shkëmbimeve. (Wang Xianya/Artani)