PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina fillon hetimet për ndotjen e ujërave nëntokësore
2013-03-07 19:39:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka zhvilluar kërkime për ujërat nëntokësore për të përcaktuar burimet e ndotjes, tha të enjten një zyrtar i lartë i agjencisë së planifikimit.

Gjatë punimeve të Asamblesë Popullore Kombëtare, Du Ying, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, u tha gazetarëve se ndotja e ujërave nëntokësore është një problem jo vetëm i qyteteve por edhe i zonave rurale.

Shumë kinezë u zëmëruan kur mësuan se disa kombinate kimikatesh kishin shkarkuar ilegalisht mbetje toksike në provincën Shandong, duke rrezikuar ndotjen e ujërave nëntokësore.

Du tha se qeveria qendrore dhe qeveritë vendore kanë vendosur që të hetojnë rastet e ndotjes së ujërave nëntokësore.

Sipas të dhënave zyrtare, një e pesta e ujit të pijshëm të Kinës, gjenerohet nga burimet nëntokësore. (Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China