Çështja e qumështit pluhur është ndër më të debatuarat nga deputetët e Hong Kong-ut gjatë mbajtjes së Asamblesë Kombëtare Popullore, njofton Beijing Times.
Sipas lajmit, deputetët nga Hong Kong-u thanë se kufizimet e vendosura nga qeveria e Rajonit janë të përkohshme, për të parandaluar tregtinë e paligjshme.
Qeveria e Rajonit ka ndaluar blerjen e më shumë se dy kutive qumësht nga kinezët e pjesës kontinentale, ndërsa për shkelësit e ligjit vendoset një gjobë prej 500,000 HKD (ofro 64 mijë USD) deri në burgim.
Nimsa e qeverisë vendore është kritikuar nga deputetet, që kanë kërkuar rishikimin e saj.
Deputeti Tam Wai-Chu, tha se ndalimi i blerjes së sasive të mëdha të qumështit pluhur i shërben qartësimit të situatës, si edhe është në përputhje me një klauzolë të Organizatës Botërore të Tregtisë. (Leftion Peristeri)