Të enjten u zhvillua në Pekin biseda në grup e qarqeve të pakicave kombëtare të Kinës në kuadër të sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Në këtë mbledhje, anëtarët e KKPPK-së nga pakicat kombëtare të Kinës shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimin e rajoneve ku jetojnë këto pakica.
Anëtari i KKPPK-së dhe kryetari i Bordit të Grupit "Da Shi" të Tibetit Dawa Dunzhu u shpreh se, që prej vitit 2007, vëllimi i përgjithshëm i GDP-së së Rajonit Autonom të Tibetit është rritur me një ritëm mesatar vjetor mbi 10 % dhe sektorët e ndryshëm, si infrastruktura, mbrojtja e mjedisit etj. Kanë njohur ndryshime kolosale. Lidhur me strategjinë afatgjatë, ai sugjeroi që të forcohet më tej mbështetja për markat karakteristike të zonave të pakicave kombëtare. (Vera/Artani)