Deputeti i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Financave të Bashkisë së Pekinit Yang Xiaochao u shpreh ditët e fundit se Pekini do të shtojë investimet për nxitjen e transportit publik dhe për mbajtjen nën kontroll të ndotjes së ajrit.
Yang Xiaochao u shpreh gjithashtu se vitin e kaluar Bashkia e Pekinit shpenzoi 10 miliardë juanë për uljen e ndotjes së mjedisit, ndërsa sivjet pritet që kjo shifër të rritet. Duke folur lidhur me masat konkrete që do të merren për rregullimin e cilësisë së ajrit në kryeqytetin kinez, ai tha se, për sa i përket gazit të lëshuar nga makinat, do të zbatohet standarti europian me pesë kategori, kurse në drejtim të gjelbërimit, do të vihet në jetë plani i pyllëzimit. Përveç këtyre, do të nxitet përdorimi i gazit natyror në vend të qymyrgurit. Por z. Yang Xiaochao u shpreh se rregullimi i cilësisë së ajrit është një projekt afatgjatë, për zbatimin e të cilit nevojiten përpjekjet jo vetëm të Pekinit, edhe të provincave të tjera. (Vera/Artani)