Ministrat e Financave të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord të martën në Bruksel për kufizimin e shpërblimeve për punonjësit bankarë.
"Megjithëse mbi 90% e vendeve anëtare kanë qëndrime të ndryshme, ka shumë pak mundësi për ndryshimin e këtij vendimi", tha ministri irlandez i Financave Michael Noonan.
Kështu shpërblimet nuk mund të kalojnë rrogën bazë të një punonjësi bankar, por në qoftë se votojnë aksionerët që kanë në dispozicion mbi 50% të aksioneve të bankës dhe 66% e tyre janë pro, ose kur nuk është i nevojshëm votimi pasi 75% e aksionerëve janë dakord, shpërblimi mund të jetë sa dyfishi i rrogës.
Urdhri i ri që pritet të miratohet në fund të marsit ose në fillim të prillit do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas analistëve, financat e të paktën 300 deri në 500 personave që punojnë në sistemin bankar do të preken nga ky vendim. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)