Një flotë e përbërë nga tre anije mbikëqyrëse kineze vijoi të mërkurën lundrimin në ujërat territoriale të Kinës rreth ishujve Diaoyu. Gjatë kryerjes së misionit të tyre këto anije kanë mbledhur dëshmi të shkeljes së ujërave territoriale kineze nga anijet japoneze. Pekini thekson edhe një herë se ishujt Diaoyu dhe ishujt e vegjël përreth tyre kanë qenë nën sovranitetin e Kinës që nga lashtësia dhe i bën thirrje palës japoneze të ndalojë sa më parë shkeljen e territorit të Kinës dhe të largohet nga ujërat kineze. (Vera/Artani)