Lidhur me deklaratën e palës verikoreane se nuk do të njohë më "Traktatin korean të armëpushimit", zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh të mërkurën në Pekin se ky dokument ka luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes e të qëndrueshmërisë në Gadishullin Korean. Megjithatë, znj. Hua shtoi se pala kineze është e mendimit se tani në Gadishullin Korean mekanizimi i armëpushimit duhet të zëvendësohet me mekanizmin e paqes.
(Çan Jean/Artani)