Në Pekin u mbajt të martën mbledhja e parë e legjislaturës së re të Asamblesë Kombëtare Popullore, me pjesëmarrjen e Hu Jintaos, Xi Jinpingut e liderëve të tjerë të Kinës si dhe të rreth 3000 ligjvënësve, që morën zyrtarisht mandatet e tyre.
Kjo është hera e parë që në Asamble, ka një përfaqësim më të plotë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë punëtorët emigrantë dhe bujqit. Numri i tyre në këtë legjislature shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarën. Ndërsa përqindja e përfaqësuesve nga rradhët e kuadrove të partisë dhe të qeverisë u ul.
Gjatë 12 ditëve të punimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore, përveç shqyrtimit të raportit për punën e qeverisë, ligjvënësit do të vendosin edhe për reformën institucionale. (Vera/ Ardi Pulaj)