PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, shtohet buxheti ushtarak për 2013-n
2013-03-05 20:45:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas raportit që do të paraqitet për shqyrtim në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, buxheti ushtarak i Kinës në vitin 2013 do të arrijë në më shumë se 720 miliardë juanë (mbi 112.5 miliardë dollarë amerikanë), shifër kjo 10.7 % më e madhe se ajo e vitit të kaluar. 

Lidhur me këtë, z. Liu Jian, zv.shef i Departamentit të Armëve pranë Institutit të Përgjithshëm të Armatimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, tha se fondi i Kinës për studimet e teknologjisë së lartë dhe të re në fushën e mbrojtjes është vetëm sa 1/40 e programit përkatës të ShBA-së. Sipas tij, me një fond të tillë s'mund të përmbushen kërkesat e ushtrisë për të kryer të gjitha misionet e duhura. Këto fakte i bëjnë të jenë të paarsyeshme thëniet si "Kina përbën kërcënim ushtarak ndaj Perëndimit" .

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China