PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina synon të ritë me 8 % tregtinë e jashtme në 2013-n
2013-03-05 20:41:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson të ritë vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së jashtme me 8 për qind pas një rimëkëmbjeje të ngadaltë të ekonomisë botërore dhe rritjes së proteksionizmit tregtar, thotë një raport që iu paraqit Asamblesë Popullore Kombëtare të martën.

Parashikimi për tregtinë e jashtme për ekonominë e dytë më të madhe të botës, është më i lartë se i vitit të kaluar, por mbetet sërish nën nivelin 10 për qind që ishte për vitin 2012.

"Perspektiva e eksporteve mbetet ende e zymtë," thotë draft raporti për vitin 2013 i përgatitur nga Komisioni Kombëtar i Reformës dhe Zhvillimit.

Për shkak të vështirësive ekonomike në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 6.2 për qind në vitin 2012, duke arritur 3.87 trilionë dollarë, me një suficit prej 231.1 miliardë dollarësh.

Sipas raportit, Kina do të shpejtojë zhvillimin e shërbimeve për të përmirësuar tregtisë dhe investimet e huaja. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China