Kryeministri kinez Wen Jiabao theksoi të martën se qeveria duhet të marrë masa më efektive për të parandaluar dhe kontrolluar ndotjen, e garantuar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë.
Gjatë raportit përpara Asamblesë Kombëtare Popullore, Wen tha se duhen zgjidhur problemet e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, të cilat kërcënojnë jetët e kinezëve.
Kina pati një zhvillim të vrullshëm ekonomik gjatë tre dekadave të kaluara, por me pasoja të rënda për mjedisin. (Ardi Pulaj)