Zëdhënësja e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Fu Ying, tha se politika e jashtme paqësore e Pekinit ka luajtur një rol të rëndësishëm në Azi.
Fu Ying, duke folur të hënën për buxhetin e mbrojtjes, tha gjithashtu se nuk duhet të jetë një lajm i mirë për botën nëse Kina nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e saj.
"Në historinë e saj, Kina pati ngjarje të hidhura, pasi u godit nga të tjerët për shkak të dobësive në mbrojtjen kombëtare. Kinezët e kanë parasysh shumë mirë të kaluarën, prandaj na duhet të kemi një mbrojtje kombëtare të konsoliduar. Një gjë e tillë është edhe në favor të stabilitetit rajonal dhe global", tha ajo.
Fu Ying u shpreh se pas Luftës së Ftohtë, shumë rajone të botës u përfshinë nga trazirat, konfliktet e lufta, por në Azi, është ruajtur në përgjithësi stabiliteti.
"Kjo është arsyeja që vendet e Azisë mundën të zhvillohen sipas strategjive të tyre. Pikërisht zhvillimi i ekonomisë në këto shtete është favorizuar nga atmosfera paqësore në rajon", tha ajo. (Vera/ Ardi Pulaj)