Zëdhënësja e sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, Fu Ying deklaroi të hënën se Kina dëshiron të zgjidhë me anë të dialogut dhe konsultimeve mosmarrëveshjet me Japoninë.
Ajo tha gjithashtu se është krejtësisht e qartë që ishujt Diaoyu i përkasin Kinës.
"Vitin e kaluar qeveria japoneze 'bleu ishujt' dhe ky veprim shkeli konsensusin e marrëveshjet e arritura nga të dyja vendet në kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pekini ka humbur durimin dhe patrullimi i anijeve kineze pranë ishujve Diaoyu, është i pashmangshëm", tha Fu Ying. (Vera/ Ardi Pulaj)