PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sesioni vjetor i AKP-së hapet të martën
2013-03-04 12:34:40 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i parë vjetor i legjislaturës së 12-të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës do të hapet të martën në Pekin dhe do të përfundojë më 17 mars, njoftoi zëdhënësja Fu Ying, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar të hënën në Pallatin e Popullit në Pekin.

Ajo informoi se në fokus të sesionit, i cili do të ndahet në katër faza, do të jetë një program i detajuar me 16 pika.

Në fazën e parë, që do të zgjasë tre ditë e gjysmë, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë raportin e punës së qeverisë për vitin e kaluar dhe buxhetin e 2013-ës.

Në të dytën, do të shqyrtohet raporti i punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Kombëtare Popullore, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Kinës.

Pas një ndërprerje një ditore, më 12 mars, sesioni do të fillojë fazën e tretë, e cila do të zgjasë katër ditë, në të cilën do të zgjidhen përfaqësuesit e legjislaturës së re të Asamblesë Kombëtare Popullore, kryetari i shtetit, kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak, do të përcaktohen kandidatët për kryeministër e anëtarët e kabinetit, për guvernator të Bankës Qendrore, për kreun e të Gjykatës së Lartë, të Prokurorisë dhe liderë të tjerë ushtarakë të Kinës.

Në fazën e fundit të sesionit do të shqyrtohen projekt-ligjet, të cilat më pas do të hidhen në votim.

Në paraditen e 17 marsit, pas ceremonisë së mbylljes së sesionit, kryeministri i ri kinez do të takohet me gazetarët e huaj, në një konferencë të posaçme për shtyp. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China