Udhëheqësit e partisë dhe të shtetit të Kinës Xi Jinping, Li Keqiang, Zhang Dejiang, Yu Zhengsheng, Liu Yunshan, Wang Qishan dhe Zhang Gaoli morën pjesë të hënën në bisedimet në grupe të sesionit të parë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Ata ishin të pranishëm në bisedimet e anëtarëve të grupit të shkencës e të teknologjisë, të ekonomisë, të bujqësisë, të Komitetit Revolucionar, të Lidhjes së Vetëqeverisjes Demokratike të Tajvanit, të Partisë Komuniste, të Sindikatës së Punëtorëve, të Bashkimit të Rinisë Komuniste, të Federatës së Grave, të Partisë Demokratike të Fshatarëve dhe të Punëtorëve, të Shoqatës "Jiusan" dhe të Federatës Mbarëkineze të Industrisë dhe të Tregtisë.(Zhan Dian/Artani)