Zëdhënësja e sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, Fu Ying tha të hënën se për reformën politike, Kina nuk do të kopjojë modelet e vendeve të tjera.
Sipas saj, reforma politike përqëndrohet te vetëpërmirësimi dhe zhvillimi i sistemit socialist me karakteristika kineze.
"Nuk është e drejtë dhe korrekte të thuash se Kina nuk do të shkojë askund nëse nuk kopjon modelet e vendeve të tjera", tha ajo, duke shtuar se reforma e vendit është sistematike dhe gjithëpërfshirëse. (Ardi Pulaj)