Të hënën u zhvilluan sipas programit bisedimet në grupe mbi raportin e punës dhe raportin e propozimeve të Komitetit të Përhershëm të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Më shumë se 2 000 anëtarë nga të 34 zonat zgjedhore shqyrtuan seriozisht të dy raportet.
Në pesë vjetët e kaluar Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez ka pasur temat e unitetit dhe të demokracisë në qendër të punës së vet dhe ka paraqitur mendime e sugjerime të shumëllojshme dhe të dobishme. Partitë demokratike kineze dhe Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe e Tregtisë kanë bërë 1347 propozime dhe kanë dhënë 19 992 informacione për të paraqitur situatën shoqërore dhe mendimet e publikut.
Anëtarët e KKPPK-së mendojnë se, në kushtet e reja, ky organ duhet të studiojë thellë çështjet që lidhen me interesat e njerëzve dhe të paraqesë më shumë propozime.(Zhan Dian/Artani)