Në prag të fillimit të punimeve të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez në Pekin, të shtunën pasdite, zhvillohet konferenca e shtypit
Zëdhënësi i kësaj legjislature është Lu Xinhua, që do të japë përgjigje për pyetjet e medieve.
Më 1 mars, u zhvillua mbledhja e 58-të të Konferencës Konsultative Politike të legjislaturës së 11-të, në të cilën u vendos që kryetari në detyrë Jia Qinglin të mbajë fjalimin e punës së Komitetit të Përhershëm në mbledhjen e parë të legjislaturës së 12-të dhe Lu Xinhua të jetë zëdhënësi i mbledhjes.
Më herët Lu Xinhua, ka mbajtur postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe të dërguarit të posaçëm në Hong Kong. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)