Sipas tij, Kina vazhdon të jetë vend me zhvillim të shpejtë industrial dhe urbanizmi, proces i cili kërkon shfrytëzimin masiv të burimeve natyrore. "Shumë agjenci qeveritare kanë punuar fort për mbrojtjen e mjedisit, por kjo nuk është e mjaftueshme," tha Lyu.
Qeveria ka ende shumë punë për të bërë, tha Lyu, duke vazhduar se duhen shtuar investimet, përmirësuar legjislacioni dhe nxitur pjesëmarrja e publikut për të mbrojtur mjedisin. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)