Legjislatura e 12-të e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u pri nga konferenca e shtypit, ku zëdhënësi Lyu Xinhua lajmëroi programin e sesionit të parë.
Sipas Lyu, mbledhja do të zgjasë 9 ditë, duke u mbyllur më 12 mars.
Gjatë saj do të dëgjohet dhe shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Komitetit të Përhershëm, raport i cili do të mbahet nga kryetari në detyrë Jia Qinglin, ndërsa nënkryetari Wan Gang, do të mbajë raportin e ecurisë së projekteve të filluara gjatë legjislaturës së 11-të të Komitetit të Përhershëm të KKPPK-së.
Mbledhja do të diskutojë gjithashtu edhe raportin e punës së qeverisë qendrore, Gjykatës së Lartë, dhe të Prokurorisë së Lartë të Kinës.
Një pikë e rëndësishme është edhe diskutimi i reformës për ndryshimin e strukturës së Këshillit të Shtetit të Kinës (kabinetit qeveritar).
Sesioni i parë i legjislaturës së 12-të do të zgjedhë kryetarin e ri, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e përhershëm të Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Do të shqyrtohen e miratohen rezolutat politike të sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të KKPPK-së.
Zëdhënësi Lyu Xinhua shtoi se sipas programit të sesionit, kryetarët e shtetit dhe të Partisë Komuniste të Kinës do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes së mbledhjes. Ata do të diskutojnë me anëtarët e tjerë mbi çështjet shtetërore. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)