Kina shpreson që udhëheqësit japonezë të mbajnë premtimet dhe të vijojnë qëndrimet e shprehura lidhur me problemin historik, të flasin me maturi dhe të trajtojnë në mënyrë të arsyeshme çështjet përkatëse, për të fituar me veprime konkrete besimin e popujve të viktimizuar të Azisë. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying duke komentuar lidhur me nderimin e shprehur nga kryeministri i Japonisë Shinzo Abe për shpirtrat e japonezëve të vrarë gjatë luftës që ndodhen në tempullin "Yasukuni".
Znj. Hua tha se agresioni i nisur nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe militarizmi i saj u kanë sjellë Kinës dhe vendeve të tjera aziatike fatkeqësi të mëdha. Tempulli "Yasukuni" u kushtohet kriminelëve të luftës të klasit të parë. Çështja është nëse Japonia do të përballet me historinë dhe do të respektojë ndjenjat e popujve të Azisë viktima të saj.
(Wang Xianya/Artani)