Shkolla Qendrore e Partisë Komuniste të Kinës zhvilloi të hënën një ceremoni festive me rastin e 80-vjetorit të krijimit të saj dhe të fillimit të semestrit të pranverës. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalim edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PKK-së Xi Jinping. Z. Xi theksoi se më shumë mësim do të thotë më shumë përparim. Ai tha se komunistët ecin përpara sot duke mësuar e duhet të shkojnë edhe drejt së ardhmes duke mësuar pandërprerë. "Kuadrot tona duhet të mësojnë më shumë. Partia jonë duhet të përparojë, vendi ynë duhet të përparojë, edhe kombi ynë duhet të përparojë, prandaj duhet të mësojmë më shumë," u shpreh Xi.
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping theksoi gjithashtu se duhet të njihen dhe të zgjidhen problemet e ndryshme. Mënyra e vetme për këtë është forcimi i aftësive tona, vuri në dukje ai, duke shtuar se kuadrot dhe liderët janë të ngarkuar me përgjegjësi nga partia e populli dhe duhet ta shtojnë pandërprerë përvojën e tyre dhe ta rritin pandërprerë cilësinë dhe nivelin e punës. (Vera/Artani)