PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbikëqyrja nga Japonia e mjeteve kineze, shkak i problemeve të sigurisë detare
2013-02-28 20:49:12 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Geng Yansheng u shpreh të enjten në Pekin se pala japoneze ka ndjekur dhe mbikëqyrur nga afër për një kohë të gjatë anijet dhe aeroplanët kinezë që kanë ushtruar lundrime ose fluturime të rregullta në zonat detare përkatëse. Sipas tij, pikërisht një gjë e tillë është shkaku kryesor i problemeve të sigurisë detare mes Kinës dhe Japonisë.

Geng Yansheng i tha këto në një konferencë shtypi të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ai shtoi se pala kineze i kushton gjithmonë rëndësi problemit të sigurisë detare dhe nuk dëshiron ndodhjen e incidenteve detare. Por udhëheqësit japonezë bëjnë herë pas here deklarata provokuese, duke synuar një përballje të armatosur. Kina shpreson se Tokioja do të ndreqë shprehjet dhe veprimet e gabuara dhe do të marrë masa konkrete për të krijuar kushte për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China