Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK) Wu Bangguo u shpreh të martën në Pekin se, gjatë pesë vjetëve të kaluar, legjislatura e 11-të e AKPK-së dhe komiteti i saj i përhershëm i kanë kryer me sukses detyrat dhe i kanë arritur synimet e ndryshme.
Të martën u mbyll në Pekin mbledhja e fundit e Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 11-të të AKPK-së. Z. Wu Bangguo e drejtoi këtë mbledhje dhe mbajti në të fjalën e rastit, ku u shpreh se pesë vjetët e kaluar ishin një fazë e rëndësishme për zhvillimin e sistemit ligjor të socializmit demokratik, gjatë së cilës AKPK-ja pati arritje të mëdha, duke e zgjeruar gamën e punëve të saj.
"Legjislatura e 11-të e AKPK-së dhe komiteti i saj i përhershëm, të lidhur fort rreth partisë dhe vendit, kanë zbatuar detyrat në bazë të ligjit dhe kanë formuar e përsosur sistemin ligjor të socializmit me karakteristika kineze. Krahas kësaj, AKPK-ja ka mbikëqyrur dhe përkrahur sistemin ligjor në rastet me rëndësi kombëtare dhe ka realizuar me sukses të plotë detyrat dhe objektivat përkatëse, duke e kaluar me sukses provën përpara partisë dhe popullit," tha Wu. (Jiang Lei/Artani)