Kryeministri japonez Shinzo Abe dha një intervistë për "The Washington Post", një ditë përpara vizitës së tij në SHBA, ku deklaroi se konflikti me Japoninë dhe me vendet fqinje është zgjedhje e Kinës, pasi kjo e fundit synon të forcojë mbështetjen politike.
Shinzo Abe shtoi se Japonia do të ndalë grabitjen e territoreve të vendeve të tjera nga Kina.
Për këtë, zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme në Pekin, Hong Lei kërkoi nga Japonia që të shpjegojë deklaratat e kryeministrit Shinzo Abe, pasi është e shqetësuar nga to.
"Një lider i një vendi, goditi publikisht një vend fqinj e stimulon konfliktin. Kjo është e rrallë dhe nuk do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar. Pala kineze përpiqet të ketë marrëdhënie strategjike e me përfitime reciproke me Japoninë, por Kina nuk do të injorojë veprimet negative të Japonisë, për të ndryshuar historinë", tha Hong Lei. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)