PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parlamenti i Evropës refuzoi buxhetin e BE-së
2013-02-20 15:00:37 CRI Komenti juaj Printoni

Eurodeputetët diskutojnë buxhetin e BE-së

 

Parlamenti Europian diskutoi të mërkurën për buxhetin afatgjatë të BE-së. Ai u miratua në samitin e para dhjetë ditëve të udhëheqësve të 27 vendeve anëtare, të cilët ranë dakord për uljen e tij deri në 960 miliardë Euro.

 

Por gjatë diskutimeve në PE, grupet e partive kryesore e kundërshtuan buxhetin për periudhën 2014-2020. Sipas tyre, ai nuk duhet të ulet dhe duhet të investohet më shumë në arsim e trajnime.

 

Eurodeputetet thanë se buxheti nuk përputhet me interesat e qytetarëve dhe nuk nxit rritjen ekonomike e punësimin. Disa deputetë të PE-së shtuan se nuk janë marrë parasysh propozimet e parlamentit. Ndërsa të tjerë janë shprehur se e përkrahin buxhetin, që edhe pse nuk është i përsosur, është kompromis i të gjitha vendeve anëtare.

 

Kjo është hera e parë që prej hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës në vitin 2009, që ligjvënësit europianë kanë të drejtë të ndërhyjnë gjatë procesit të hartimit të buxhetit. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China