Zv/presidenti i Komisionit Europian dhe njëkohësisht komisioneri për çështje ekonomike dhe monetare, Olli Rehn u shpreh se për të garantuar rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, BE-ja duhet të trajtojë me prioritet disa çështje.
Sipas Rehn, BE-ja duhet të krijojë një mjedis tregtar që favorizon rritjen e kompanive, grumbullimin e fondeve dhe lehtësimin e administrimit. Ai shton se Brukseli gjithashtu duhet të ndërmarrë politika financiare më konkrete dhe të sigurojë bashkimin ekonomik dhe monetar.
Në fund të vitit të kaluar Komisioni Europian publikoi strategjinë e posaçme, që synon vendosjen e balancave mes rritjes ekonomike dhe disiplinës financiare. (Vera/ Ardi Pulaj)