Përdoruesit kinezë të internetit janë ndër më të shqetësuarit për sigurinë shoqërore dhe korrupsionin, çështje të cilat ata shpresojnë se do të adresohen gjatë mbledhjes së ardhshme të "dy sesioneve", tregoi një sondazh në internet të mërkurën.
Një nga faqet më të mëdha me lajme në internet si people.com.cn, që i përket gazetës 'People's Daily', zhvilloi një sondazh on line mes përdoruesve të internetit "mbi çështjet më shqetësuese".
Deri të mërkurën në mesditë, sondazhit iu përgjigjën mbi 675,000 përdorues internetit. Për të katërtën herë që nga viti 2010, siguria sociale është një nga çështjet me të ndjeshme që është përmendur nga 117,000 të anketuar.
Përdoruesit e internetit po kërkojnë më shumë zgjidhje për figuracionin e papunësisë, sigurim shëndetësor dhe sigurimin e jetesës për punëtorët që pushohen nga puna.
Rreth 900 të anketuar u shprehën pro "thellimit të masave për deklarimin e pasurisë", si një përpjekje për të luftuar korrupsionin. (Leftion Peristeri)