Gjatë Festës së Pranverës, që sivjet u kremtua nga 9 deri më 15 shkurt, kinezët dërguan 31.17 miliardë mesazhe në celular (SMS). Kjo shifër është 8.3 % më e madhe se ajo e një viti më parë, duke shënuar rekord të ri.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, numri i SMS-së arriti pikun më 9 shkurt, në vigjiljen e Festës së Pranverës, duke arritur në 12 miliardë.
Festa e Pranverës, siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez, është festa më e madhe në Kinë. (Jiang Lei/Artani)