PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani: Marrëveshje nëse 6 vendet njohin të drejtën tonë për energji bërthamore
2013-02-19 20:52:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Mechman Palasite u shpreh të martën se, nëse gjashtë vendet (ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) pranojnë të drejtën e Iranit për zhvillimin e energjisë bërthamore, Teherani do të ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje mbi problemin bërthamor me këto gjashtë vende.

Lidhur me çështjen nëse Irani do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me ShBA-në, zëdhënësi i diplomacisë iraniane theksoi që, nëse Uashingtoni e dëshiron një gjë të tillë, duhet të pranojë të drejtën e Iranit për energji bërthamore dhe ndalojë ndërhyrjen dhe agresionin.

Raundi i ri i bisedimeve mbi problemin bërthamor të Iranit do të nisë më 26 shkurt në Alma-Ata të Kazakistanit. Vitin e kaluar bisedimet e zhvilluara në Moskë nuk patën sukses, e po ashtu edhe bisedimet e sivjetshme midis Iranit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nuk arritën ndonjë progres thelbësor.(Zhan Dian/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China