Autoritetet gjermane njoftuan se do të ndërmarrin një fushatë mbarëkombëtare për të hetuar skandalin e mishit të kalit.
Ministrja gjermane për çështjet e konsumatorit, Ilse Aigner, tha se do të zhvillohet një takim me autoritetet lokale në të gjithë Gjermaninë.
"Ne do të përqëndrohemi tek kontrollet me shkallë të gjerë. Ne gjithashtu duam të shtojmë masat e kontrollet për llojet e tjera të mishit, për të parë nëse përmbajnë mish kali", tha Aigner.
Që nga dalja në dritë e skandalit, policia po zhvillon hetime në mbarë Europën. (Ardi Pulaj)