PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, Asambleja Kombëtare Popullore përgatitet për sesionin vjetor
2013-02-18 20:27:29 CRI Komenti juaj Printoni

Institucioni më i lartë ligjvënës i Kinës do të marrë në shqyrtim një raport për kualifikimin e deputetëve për sesionin e parë vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, gjatë sesionit të përdymuajshëm që fillon javën e ardhshme.

Komiteti i Përhershëm i sesionit të 12-ë të Asamblesë Kombëtare Popullore do të thërrasë mbledhjen më 25 deri 27 shkurt, pas një vendimi të marrë të hënën nga kryetari dhe nënkryetari i Komiteti i Përhershëm. Mbledhja u drejtua nga kryetari i Komiteti i Përhershëm, Wu Bangguo.

Gjatë sesionit ligjvënësit do të shqyrtojnë raportin e punës të Komitetit të Përhershëm, zgjedhjen e deputetëve të rinj, një listë paraprake dhe një grafik të presidiumit, si edhe një sërë masash për sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Ligjvënësit, gjithashtu do të shqyrtojnë raportin e kryetarit Wu Bangguo, për pjesëmarrjen e tij në Forumin Parlamentar të Azi-Paqësorit dhe vizitës zyrtare në Mongoli. Gjithashtu do të shqyrtohen disa emërime dhe shkarkime.

Sesioni i 12-ë vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore do të fillojë punimet më 5 mars. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China