Monday  Apr 7th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gëzimet, shqetësimet dhe shpresat e popullit kinez në Festën e Pranverës
2013-02-08 19:25:45 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas kalendarit bujqësor kinez, nesër do të jetë dita e fundit të vitit 2012. Sot, në stacionet e trenave, të autobusëve dhe aeroportet në Kinë janë plot e përplot me udhëtarë të cilët presin të ribashkohen me familjarët në vendlindjen e tyre. Gazetarët e radios sonë intervistuan disa nga udhëtarët për t'u njohur me gëzimet, problemet dhe shpresat që kanë ata në Festën e Pranverës, ose Festën e Vitit të Ri Kinez.

Çfarë dhuratash përgatiten për këtë ditë?

"Kam blerë rosë të pjekur të Pekinit për prindërit e mi. Kthehem vetëm një herë në vit dhe gëzohem jashtë mase sepse do të takohem me ta!", u shpreh njëri prej udhëtarëve.

Kurse një i ri, i cili po pret për t'i hipur trenit ka përgatitur një dhuratë të posaçme, një antenë televizori. "Unë vij nga zonat rurale dhe antena përdoret shumë në vendlindjen time."

Ribashkimi familjar në fund të vitit që do të lëmë pas është shumë i çmuar për çdo banor kinez. Mirëpo, përveç pjesës dërrmuese të udhëtarëve që po nxitojnë të kthehen sa më parë në shtëpi, ka edhe një grup tjetër që "frikësohen" për momentin e ribashkimit. Shumë prej tyre janë të rinj.

Z. Feng është një i ri 28 vjeçar. Për të, kthimi në familjen e prindërve në fund të vitit është kthyer në një problem të madh:

"Në krahasim me prindërit, të afërmit e mi më pyesin më shumë. Ata më shtyjnë që të martohem sa më parë pasi moshatarët e mi që banojnë në fshat kanë krijuar me kohë familje, madje kanë edhe fëmijë. Një problem tjetër qëndron edhe në rastin kur bashkëshortët vijnë nga qytete të ndryshme të Kinës, vendi ku do të festohet Viti i Ri për ta duket se është kthyer në një problem shqetësues. "Ne punojmë në Pekin, kurse vendlindja ime dhe ajo e bashkëshortit tim është jashtë Pekinit, dhe jo vetëm, këto vende janë dhe mijëra kilometra larg nga njëri-tjetri", shprehet 30-vjeçarja Shi.

Megjithatë, pavarësisht gëzimeve apo shqetësimeve gjatë kësaj periudhe Festa e Vitit të Ri festohet nga të gjithë. Ajo që nuk ndryshojë kurrë është shpresa e tyre për të ardhmen. Gjyshja Dong që ishte duke pritur në radhë për të blerë ushqimet e festës u shpreh se ndihet e gëzuar.

"Kam dy nipër që kanë lindur në Vitin e Gjarprit (simbol i vitit 2013 sipas horoskopit kinez). Shpresoj se këtë vit ata do të arrijnë rezultate të lartë në shkollë dhe të gjithë anëtarët e familjes të kenë një vit me shëndet." Ndoshta, znj. Jia ka shprehur edhe dëshirën e përbashkët të popullit kinez për vitin e ri 2013, "Shpresoj se të moshuarit do të gëzojnë shëndet të plotë, unë mund të kem një rritje rroge dhe çmimet e mallrave do të ulen pak" .

(Çan Jean)

  

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China