Në prag të Vitit të Ri kinez, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun përcolli nëpërmjet Agjencisë së Lajmeve Hsinhua urimet me rastin e Festës së Pranverës për popullin kinez brenda dhe jashtë vendit.
Fillimisht ai bëri një prezantim të shkurtër në gjuhën kineze, "Unë jam Ban Ki Mun", dhe më pas përcolli urimin në gjuhën angleze.
"Në prag të Vitit të Ri kinez, ju shpreh urime të sinqerta dhe përshendetje të ngrohta. Le të punojmë së bashku në Vitin e Gjarprit, për të ndërtuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në botë. Gëzuar Vitin e Ri! "
Ban Ki Mun e përfundoi urimin e tij në gjuhën kineze "Gëzuar Vitin e Ri kinez! Kalofshi mirë në Festën e Pranverës!" (Yin Xiao/Albana)