Me rastin e afrimit të Vitit të Ri kinez, zv.kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Li Keqiang u përcolli nëpërmjet një videolidhjeje satelitore urime për festën pjesëtarëve të ekspeditave oqeanike dhe polare kineze jashtë vendit.
Z. Li u shpreh se Kina duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe strategjisë detare dhe të shfrytëzojë arsyeshëm burimet detare, duke forcuar mbrojtjen e mjedisit detar dhe duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm të "ekonomisë blu".
Duke folur për eksplorimin e përbashkët ndërkombëtar të burimeve detare, zv. kryeministri Li Keqiang u shpreh se të gjitha vendet e botës duhet të ndërmarrin veprime të bashkërenduara, për të arritur synimin e përfitimeve të përbashkëta. Ai tha se Kina është e hapur për të marrë pjesë dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim. (Wang Xianya/Artani)