Shefi i përgjithshëm i kabinetit japonez Yoshihide Suga u shpreh të premten në Tokio se nëse Koreja e Veriut do të zhvillojë provë bërthamore, qeveria japoneze do të konsiderojë marrjen e sanksioneve të njëanshme ndaj saj.
Në mëngjesin e 23 janarit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën nr.2087 mbi çështjen e lëshimit të satelitit nga Koreja e Veriut, ku u kërkua që Koreja e Veriut duhet të zbatojë rregullat e rezolutave përkatëse. Një ditë më pas, Komisioni i Mbrojtjes i Koresë së Veriut publikoi një deklaratë, ku dënon rezolutën mbi Korenë e Veriut nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe thuhet se do të zhvillojë prova bërthamore në nivele më të larta.
Ditët e fundit, Japonia, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë deklaruar qëndrimet e tyre të ashpra si dhe i kanë kërkuar Koresë së Veriut të mos kryejë prova bërthamore. (Çang Çuo/Albana)