Ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta u shpreh të mërkurën se Kina dhe Japonia duhet të tregojnë më shumë vetëpërmbajtje, duke bërë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen paqësore të problemit të ishujve Diaoyu. Këto deklarata ai i bëri gjatë fjalës së vet të mbajtur në Universitetin "Xhorxhtaun" të Uashingtonit.
Paneta vuri në dukje gjithashtu se paqja dhe lulëzimi i rajonit të Azi-Paqësorit përputhen me interesat e palëve të ndryshme dhe i kërkoi "familjes së madhe" rajonale të bashkëpunojnë për këtë qëllim.
(Çan Jean/Artani)