PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vjen Festa e Pranverës, fluks kolosal në Kinë
2013-02-07 17:21:33 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë, Festa e Pranverës është koha e bashkimit për të gjithë anëtarët e familjes. Data 9 shkurt është vigjilja e festës, dhe për t'u bashkuar me familjen, kinezët përdorin mjete të ndryshme transporti si tren, avion, makina dhe motoçikleta. Kjo lëvizje gjatë festës në Kinë njihet si piku i transportit.

Piku i transporti i festës është konsideruar si një lëvizje me përmasat më të mëdha. Parashikohet që këtë vit, brenda 40 ditëve, do të ketë 3.4 miliardë udhëtime dhe pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë zgjedhur trenin. Ndërkohë, gjetja e një bilete gjatë kësaj kohe nuk është një gjë e lehtë.

Han Shiwen, i cili punon në Pekin pret të bashkohet me familjen e tij në Shansi. Çdo vit, gjetja e biletës për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij i është kthyer në stres. Sipas tij, marrja e një bilete duket si fitimi i lotarisë.

"U ngrita në orën 7 të mëngjesit dhe nisa kërkimin në internet për porositjen e biletës. Por deri në orën 8, zbulova se pothuajse të gjitha biletat u porositën brenda 1-2 minutash. Fatmirësisht, në orën 1 të pasdites, prova me telefon rezultoi e suksesshme në gjetjen e biletës. Besoj se për rikthimin në shtëpi pranë familjes, ia vlen një mundim i tillë." tha ai.

Zoti Ma punon në Shangai. Ai planifikon të kthehet në shtëpi me makinë të marrë me qira. Kjo mënyrë është pak e shtrenjtë, pasi duhet të paguhen tarifa e makinës, e autostradës dhe e karburantit. Megjithatë pagesat mund të shlyhen nga disa miq të tij, kështu që, kjo do të jetë më e lirë se një biletë treni dhe mund të kursehet shumë kohë.

Ndër fluksin e madh të njerëzve, ka edhe një grup prej të cilëve përdorin motoçikletat. Sipas parashikimeve të autoriteteve rrugore të provincës Guangdong, numri i udhëtarëve me motoçikleta do të arrijë në mbi 150 mijë. Për t'u dhënë lehtësira udhëtarëve, sektorët lokalë kanë hapur disa pika shërbimi, për të ofruar asistencë teknike dhe ushqim.

Për t'u takuar me familjen, udhëtarëve u duhet energji dhe forcë fizike e mendore. Wang është një student me Universitetin Fudan në Shangai. Ai nuk dëshiron të harxhojë shumë kohë për një biletë të plotë dhe vendosi të blejë 8 bileta të pjesshme. Megjithëse kjo mënyrë duket e komplikuar dhe ka rreth 6 ndalesa, ai ka arritur të kursejë rreth 13 orë udhëtim. Për këtë arsye, ai u quajt me shaka nga miqtë e tij se "mbreti i ndalesave".

Pavarësisht se çfarë mjetesh udhëtimi do të zgjidhen, anëtarët e familjes shpresojnë që të afërmit mund të kthehen në shtëpi sa më të sigurt. Shpresojmë se ky fluks i madh gjatë ditëve të festës do të shkojë mbarë dhe pa probleme. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China