Sipas mediave japoneze, një fregatë kineze përdori më 30 janar një radar shënjimi ndaj një anijeje të Forcës Detare Vetëmbrojtëse të Japonisë që ndodhej në ujërat e ishujve Diaoyu në detin e Kinës Lindore. Lidhur me këtë, ShBA-ja shprehu shqetësim, por reagoi në mënyrë të matur.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Viktoria Nuland u shpreh të martën se ky incident mund të përshkallëzojë tensionin e tanishëm dhe mund të rrezikojë paqen, qëndrueshmërisë dhe ekonominë rajonale. Sipas saj, Uashingtoni nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet mbi problemin e ishujve Diaoyu. Znj. Nuland bëri të ditur gjithashtu se kryediplomati amerikan Xhon Keri dhe homologu i tij kinez Yang Jiechi zhvilluan të martën një bisedë telefonike lidhur me "çështje të sigurisë rajonale".
(Çan Jean/Artani)